Tifo-grupi “Kastriotët”, apel qytetarëve: #rejnshpej

Tifo-grupi “Kastriotët”, apel qytetarëve: #rejnshpej

Për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19, edhe tifo-grupi “Kastriotët” kanë bërë thirrje qytetarët, në veçanti anëtarët e tyre, derisa zgjasin masat qeveritare, të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre.

“Si tifo-grup gjithmonë kemi bërë thirrje për masivitet në çdo nismë tonën. Tani ka ardhur koha që të bëjmë thirrje të mos dilet nga shtëpitë tona për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit. Trimëri është qëndrimi në shtëpi, andaj qëndroni në shtëpitë e juaja! #rejnshpej”, thuhet në apelin e Kastriotëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *