Tiranë, grabitje me maska në autostradë

Tiranë, grabitje me maska në autostradë

Rikthehen maskat në vend, e këtë herë jo më në zona të thella dhe rrugë pak të rrahura, por në kilometrin e 5-të të autostradës Tiranë-Durrës.

Dy persona të armatosur, të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë dhe të maskuar, kanë ndaluar një automjetet tip “Volkswagen Golf” dhe pasi kanë zbritur me forcë drejtuesin e tij, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke marrë dhe mjetin.

Mësohet se ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka njoftuar policinë, e cila menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe pas mbledhjes së të dhënave të para, janë vendosur në postblloqe të shumta përgjatë gjithë autostradës Tiranë-Durrës dhe në rrugët lidhëse me të.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me dy grabitësit, por mësohet se efektivët e policisë kanë nisur verifikimin e kamerave të sigurisë të një sërë biznesesh që ndodhen përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, për të dokumentuar çdo lëvizje të dy grabitësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *