Tiranë, vetëvritet i dënuari për vrasje në spitalin e burgut

Tiranë, vetëvritet i dënuari për vrasje në spitalin e burgut

Një i dënuar me 20 vjet burg ka vrarë veten në ambientet e Spitalit të Burgut në Tiranë.

Ajet Sulkaj nga Berati, i dënuar me akuzën e vrasjes, ishte shtruar në spitalin e burgut pas disa shqetësimeve shëndetësore. Dje, ai ka përfituar nga një pakujdesi e gardianëve, dhe në momentin që ishte vetëm në qeli, ka vrarë veten. Me gjithë ndërhyrjen e gardianëve, 39-vjeçari nga Berati nuk ka mundur të shpëtojë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thanë se Sulkaj kishte jetuar për disa kohë në Patos dhe prej vitesh po vuante një dënim me 20 vjet burg për vrasje. Dyshimet e para janë se ai vuante nga depresioni, ndërsa policia po heton edhe për dosjen e tij, për mundësinë e një dënimi të padrejtë. Në pyetje do të merren edhe drejtuesit e Spitalit të Burgut, shokë të qelisë si dhe familjarë, për të mësuar më shumë mbi Ajet Sulkajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *