Tjetër dramë me refugjatë në Egje, Tsipras sulmon BE-në: Po derdh lotë krokodili

Tjetër dramë me refugjatë në Egje, Tsipras sulmon BE-në: Po derdh lotë krokodili

Me përkeqësimin e motit dhe afrimin e dimrit, Deti Mesdhe po merr gjithmonë e më shumë jetë refugjatësh nga Lindja e Mesme që synojnë brigjet europiane.

Së fundmi, mbytja e dy varkave në afërsi të ishujve grekë Kalimnos dhe Rodos ka shkaktuar të paktën 22 të vdekur, mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Ngjarja tragjike është konfirmuar nga autoritet detare greke, që njoftojnë se 145 persona janë mundur të shpëtohen dhe se erërat e forta dhe ujërat e trazuara të Egjeut, vështirësojnë operacionet e shpëtimit.

Lidhur me ngjarjen në fjalë ka reaguar kryeministri grek, Aleksis Tsipras. Ai ka sulmuar Bashkimin Europian për pasivitetin e treguar në lidhje me krizën.

“Si pjesë vendimmarrëse e Bashkimit Europian më vjen turp për paaftësinë e Europës për t’i bërë ballë kësaj drame njerëzore. Lotët e derdhur për fëmijët e mbytur në brigjet e Egjeut, janë lotë krokodili. Po kur këta fëmijë mbërrijnë me mijëra dhe vriten e shfrytëzohen në rrugët tona dhe për këtë nuk bëhet asgjë?”, u shpreh Tsipras.

Numri i varkave të mbytura në ditët e fundit në Egje ka shkuar në tre, duke shkaktuar mbi 80 të vdekur në total.

Ndërkohë, edhe autoritetet turke njoftuan mbytjen e një varke, që ishte nisur drejt ishullit grek, Lesbos. Në këtë dramë, sipas këtyre autoriteteve kanë gjetur vdekjen katër fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *