Tragjedi e re refugjatësh në Greqi, humb jetën foshnja nga fundosja e një gomoneje

Tragjedi e re refugjatësh në Greqi, humb jetën foshnja nga fundosja e një gomoneje

Një tragjedi e re ndodhi në afërsi të ishullit grek Lesbos dhe Leros në Detin Egje, ku mbërrijnë refugjatë kryesisht nga Siria. Një foshnje e gjinisë mashkull një vjeçar humbi jetën kur gomonia me refugjatë pjesërisht u fundos, raporton Anadolu Agency (AA).

Në momentin kur ekipet e shpëtimit erdhën deri te gomonia, në afërsi të Lesbos-it, foshnja ishte në gjendje të pavetëdijshme. Urgjentisht është transportuar në spital, por ekipet e shpëtimit dhe mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë. Nga gomoneja e cila pjesërisht u fundos, janë shpëtuar 56 persona.

Nga ana tjetër edhe një varkë e drurit është gjetur e bllokuar tek ishulli Lerosa, ndërsa në të gjendeshin rreth qindra refugjatë. Të gjitha anijet janë transportuar deri në breg nga roja bregdetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *