Dje nga ora 08:00 deri në ora 12:00 në rajonin më të gjrë të Gostivarit ka pasur aksion kontrollues mbi gjendjen teknike të automjeteve të cilat merren me transport publik për bartjen e udhëtarëve, më shumë autobusë dhe taksi-furgona.
“Gjatë kontrollit, janë zbuluar 2 automjete me frena të prishura, 1 pa regjistrim, 1 me mungesë të pajisjes së nevojshme dhe 5 pa kryerje të kontrollit teknik”, njoftojnë nga policia.
Katër nga automjetet e kontrolluara menjëherë janë larguar nga komunikacioni, kurse 10 vozitësve për parregullsitë e konstatuara u janë përgatitur urdhër-pagesa kundërvajtëse.