Travari priti në takim Hajdinagan, prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Travari priti në takim Hajdinagan, prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Shtylla kryesore e ekonomisë së qytetit të Ulqinit dhe Malit të Zi si shtet është turizmi, ndërsa për qytetarët e Gostivarit dhe Maqedonisë së Veriut bregdeti i Ulqinit është një destinacion i preferuar prej vitesh. Kështu deklaroi drejtori për zhvillimin e turizmit në komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, pas takimit me kreun e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Komuna e Ulqinit është një komunë shqiptare dhe së bashku me bregdetin shqiptar është një nga destinacionet më të preferuara të qytetarëve të vendit, theksoi kryetari Taravari.

Hajdinaga njëherit theksoi se janë marrë të gjitha masat ndaj pandemisë, që ky sezon turistik të jetë i sigurt për ata që këtë verë do të pushojnë në bregdetin e qytetit të lashtë të Ulqinit.

Në takimin Taravari-Hajdinaga u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit me dy komunave. Ata mes veti shkëmbyen edhe dhurata. Ndërkohë, ofertën turistike të Ulqinit Hajdinaga do ta prezantojë edhe në qytete tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *