Tre banorë të Gostivarit mbrëmë nuk e kanë respektuar orën policore

Tre banorë të Gostivarit mbrëmë nuk e kanë respektuar orën policore

Dje (26-mars) dhe sot (27-mars) në periudhën prej 07.00 deri 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjithsej 4 persona nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për përkufizimin e lëvizjeve (Te-1 dhe Gv-3), të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, me ç’rast kundër katër personave do të përgaditen parashtresa adekuate.

Dje, gjithashtu në bashkëveprim me Ispektoratin shtetrorë të tregut, në Tetovë dhe në Reçicë të Madhe janë zbuluar 3 objekte hotelerike, të cilat kanë qenë të hapura dhe kanë punuar. Lokalet përkohsisht janë mbyllur, kurse kundër pronarëve do të pasojnë parashtresa adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *