Tre fituesit nga Gostivari në Garat Kuranore, u pritën në takim nga Muftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu

Tre fituesit nga Gostivari në Garat Kuranore, u pritën në takim nga Muftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu

Muftiu i Muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu priti sot në takim tre pjesëmarrësit nga Gostivari në garat republikane të leximit dhe bukurleximit të Kuranit famëlartë që u organizuan ditë më parë nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Mysafirët e muftiut Fetahu në selinë e muftinisë ishin Evzal Sinani i cili fitoi vendin e parë në kategorinë 30 xhuz, Arben Emini gjithashtu fitues i vendit të parë për bukur lexim të Kuranit dhe Enis Xheladini, fitues i vendit të tretë në kategorinë 10 xhuz. Muftiu Fetahu u shpreh i lumtur me suksesin e arritur nga gjeneratat e reja, teksa porositi ata që të vijojnë të ndjekin me suksese të tilla rrugën e besimit islam.

Drejtori i institutit të leximit të bukur të Kuranit dhe Hivzit në Gostivar, magjistër Eljesa Hasani i cili njëherazi ka qenë dhë anëtar i komisionit në garat republikane kuranore, u shpreh se ndihet i nderuar me fitoren e pjesëmarrësve, sipas tij këto gara dëshmuan se në Maqedoni ka hafiz dhe lexues të mirë të Kuranit.

Evzal Sinani fituesi i vendit të parë në kategorinë 30 xhuz, falemnderoi organizatorët e garave kuranore dhe bashkëpunëtorët e tij, teksa u shpreh se ky sukses për atë është i një rëndësie të veçantë.

Arben Emini fitues i vendit të parë në bukur lexim të Kuranit, u shpreh se organizimi i këtyre garave ishte mundësi e mirë që secili pjesëmarrës të dëshmoi veten në lëmi të ndryshme kuranore.
Fituesi i vendit të tretë në kategorinë 10 xhuz Enis Xheladini deklaroi se suksesi i arritur në këto gara kuranore e ka motivuar që të jetë pjesëmarrës dhe në gara të tjera në të ardhmen.
Në fund të takimit muftiu Fetahu shpërndau dhe mirënjohje për fituesit, si përgëzim për suksesin e arritur. Kujtojmë se këto gara ishin të parat e këtij lloji të organizuara nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *