Tre muajt e mirë nisin sonte, si t’i shfrytëzojmë

Tre muajt e mirë nisin sonte, si t’i shfrytëzojmë

Muslimanët nesër hyjnë në tre muajt e shenjtë islam, apo siç njihen ndryshe ndër popull, tre muajt e bekuar.

Muajt Rexhep, Shaban dhe Ramazan thotë muftiu i muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu, janë tre muajt kur njerëzit fillojnë ti kthehen botës së zemrës, preken shpirtërisht nga rrezet që burojnë nga besimi i tyre dhe u duket se në këtë gjendje ata do të jetojnë përgjithmonë në hare.

Secili nga muajt ka në vehte nga një natë që njihen për vlerat e mëdhaja dhe jo rastësisht fillojnë me natën e Regaibit si lajmërim i parë i afrimit të Muajit Ramazan, të cilin besimtarët e presin me shumë mall.

Muftiu Fetahu fton gjithë besimtarët që prej sonte e deri në pritje të Hënës së Bekuar të Ramazanit, të angazhohen me më shumë namaz nate, agjërime vullnetare, sadaka e ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, vizita farefisnore, takime me miq e dashamirë, solidaritet me projektet e ndryshme sociale, që i sjellin dobi qytetit, vendit e kombit.

Në fund Muftiu Fetahu uron besimtarët për nisjen e tre muajve të bekuar, me lutje Allahut që muajt e ardhshëm të na gjejnë më të bashkuar dhe në përkrahje të njëri – tjetrit drejt veprave të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *