Tregu ka mungesë të punonjësve profesional

Tregu ka mungesë të punonjësve profesional

17 përqind e popullatës në vendin tonë është e papunë, por tregut të punës i nevojiten punëtorë. Kjo u tha në debatin social për avansim të arsimit profesional që u zhvillua në Gostivar mes MASH, shkollave të mesme profesionale, odave ekonomike, përfaqësuesve të biznesit dhe pushtetit lokal. Kryetari Arben Taravari, tha se nisma për të dëgjuar nga baza se çfarë i nevojitet tregut të punës do të tejkalojë diskrepancën mes kërkesës dhe ofertës.

“Mëso me mençuri puno me profesionalizëm”, tha minsitrja e Arsimit Milla Carovska dhe përmes kësaj motoje shtoi ajo dikasteri që drejton do të inkorporojë reformat në arsimin fillor dhe të mesëm.

Zv.ministri i arsimit, Arafat Shabani tha se qëllimi i këtyre debateve është identifikimi i nevojave reale të ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht përgjigjes së kërkesave të tyre nga aspketi i kaudrit profesional.

Drilon Iseini, kryetar i Odës Ekonimike të Maqedonisë Veri-Perendimore, tha se tregut të punës i nevojiten profile të shumta duke filluar nga inxhinjerë e deri te muratorët.

Takimet ekëtilla rajonale u paraprinë analiza e kryera nga MASH e cila paraprakisht ka dhënë një pasqyrim të profileve ekzistuese të ofruara nga shkollat, pajtueshmërinë e tyre me nevojat e kompanive dhe gatishmërinë e kompanive me shkollate mesme profesionale në nivel lokal. Në analizë janë përfshi 450 kompani nga I gjithë vendi, nga të cilat 85 % janë deklaruar se janë të gatshme të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësim praktik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *