T&S inauguron zyrat e reja në Tetovë, 60 punësime

T&S inauguron zyrat e reja në Tetovë, 60 punësime

Kompania Telemarketing and Servis një kompani me seli në Zvicër e cila tashmë operon me filialet e saj edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut sot ka inaguruar zyrat e reja ne qytetin e Tetoves.

Janë keto zyrat e dyta në këtë qytet dhe të 4 në Maqedoninë e Veriut. Prezentë në ceremoninë e inaugurimit të zyrave të reja ishin mysafir të ndryshëm nga politika, sfera e arsimit, biznesit dhe kështu me rradhë.

Ky investim u pershendet edhe nga kryetari i keshillit te komunës Bekim Memeti i cili gjate fjales se tij theksoj rëndesinë e investime të tilla që sjellin punësimin e të rinjëve.

Bekimi

Presidenti i kësaj kompanie Argjend Imeri ndër të tjera shprehi edhe mirenjohjen e tij për mikepritjen që qytetarët e Tetovës i kanë bërë kompanisë T&S.

Argjendddd

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori ekzekutiv i kompanisë z. Veli Abdija theksin e vuri në rëndësinë që ka besimi dhe investimi në kapacitetin e rinisë që janë faktori kyç i suksesit të kësaj kompanie.

Velia

Kompania T&S operon me 4 zyra në tregun e Maqedonisë prej vitit 2018 dhe numëronte deri më tani 81 të punësuar dhe sot u hapën edhe 60 vende të reja punë në qytetin e Tetovës. /Tv Koha/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *