Turqi, kryeministri në ndihmë të të rinjve beqarë

Turqi, kryeministri në ndihmë të të rinjve beqarë

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu premtoi mbështetjen e shtetit për të ndihmuar të rinjtë beqarë për të gjetur një partner/e.

Sikurse raporton “Hyrriet Daily News”, Davotuglu u shpreh:

“Pasi të keni një punë, pagë dhe ushqim, çfarë mbetet? Një grua. Ne duam që populli i këtij vendi të përparojë. Ne duam që ata të riprodhojnë dhe të kenë një profesion në të njëjtën kohë. Kur ju thoni ‘kam nevojë për një grua’, ju më parë mund të konsultoheni me prindërit tuaj dhe, me vullnetin e Zotit, ata do t’ju gjejnë një të përshtatshme. Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ju mund të vini tek ne”, ka thënë Davutoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *