Turqi, lëshohet urdhër-arresti për Fetullah Gylen

Turqi, lëshohet urdhër-arresti për Fetullah Gylen

Gjykata vendosi lëshimin e një urdhër- arresti për të dyshuarin kryesor të kësaj dosjeje, Fetullah Gylen dhe ndihmësin e tij, Sinan Dursun.

Një gjykatë Penale e Krimeve të Rënda në Stamboll ka pranuar të rishikojë dosjen e njohur si procesi i “25 dhjetorit” e cila me anë të një vendimi të mëparshëm ishte cilësuar “e panevojshme për shqyrtim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ka thënë se ka gjetur parregullsi në mënyrën e gjykimit dhe me këtë bazë ka vendosur të lëshojë një urdhër- arrest për të dyshuarin kryesor, Fetullah Gylen dhe 59 të dyshuar të tjerë të kësaj dosjese hetimore.

Gjykata vendosi lëshimin e një urdhër- arresti për të dyshuarin kryesor të kësaj dosjeje, Fetullah Gülen dhe ndihmësin e tij, Sinan Dursun.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se për të nxjerrë një buletin ndërkombëtarë për arrestimin e personave në fjalë është vendosur të bëhet një kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë.

Për të dyshuarin, Fetullah Gylen një gjykatë Penale e krimeve të rënda në Stamboll kishte marrë vendim për nxjerrjen e një urdhër- arresti bazuar në akuzat e “komplot ndaj Tahshijexhiler” ku dhe kishte dhënë vendimin për nxjerrjen e buletinit të shkallës së lartë dhe arrestimin e tij në mungesë.

Trupi gjykues i cili pati vendosur që seancat gjyqësore të përfundonin në datat 6, 7, 8 dhe 11 janar 2016 nuk pati vendosur se ku do të zhvilloheshin këto seanca.

Kërkesat për dënim

Në aktakuzë ndaj 67 të dyshuarve duke përfshirë Fetullah Gylen, Sinan Dursun, ish-drejtorëve të policisë Yakup Saygılı, Kazım Aksoy dhe Hamza Tosun nën akuzën “tentativë për eliminimin e Republikës së Turqisë ose pengimin e kryerjes plotësisht ose pjesërisht të detyrave duke përdorur forcën dhe dhunën” kërkohet dënim i përjetshëm dhe ndaj dy policëve të dyshuar nën akuzën “anëtarësim në organizatë terroriste” dhe dënimin e tyre nga 7.5 deri në 15 vite burg.

Ndaj Gylen dhe Dursun kërkohet dënimi i tyre në total me nga 37 vite e 6 muaj deri në 52 vite e 6 muaj, ku me akuzën “formin dhe drejtim të organizatës terroriste FETÖ/PDY” kërkohet gjithashtu dënimi i tyre me nga 15 deri në 22.5 vite, ndërsa me akuzat “në lidhje me sigurinë e shtetit apo përfitime politike të brendshme ose të jashtme politike, përvetësim i informacioneve që duhet të qëndrojnë të fshehta, përvetësimi i të dhënave me qëllim spiunazhin politik” kërkohet dënimi i tyre me 22.5 deri në 30 vite burg.

Në aktakuzë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Bilal Erdoğan, Berat Albayrak, Serhat Albayrak, Hakan Fidan, İsmail Rüştü Cirit, Nihat Ömeroğlu dhe Yalçın Akdoğan ndodhen si “ankues” ndërsa Kryeministri Ahmet Davutoğlu, disa ministra dhe disa deputetë ndodhen si “të dëmtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *