U mbajt trajnimi për vullnetarët që shpërndajnë ndihma humanitare në Gostivar

U mbajt trajnimi për vullnetarët që shpërndajnë ndihma humanitare në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka orgaizuar trajnim një ditorë për institucione, organizata joqeveritare, shoqata humanitare dhe grupet joformale të cilat aktualisht shpërndajnë ose planifikojnë të shpërndajnë ndihma humanitare në kohë të pandemisë në territorin e rajonit më të gjerë të Gostivarit.

Ky trajnim i cili u realizua nga mjeku infektolog, Fadil Cana nga Klinika e sëmundjeve infektive – Shkup, ka për qëllim mbrojtjen e individëve që merren me aktivitet humanitar dhe grupet e tyre qëllimore, konkretisht familjet në nevojë të mos preken nga koronavirusi. Mjeku Cana tha se mbrojtje e vetme e sigurtë mbetet që shpërndarësit e ushqimit dhe ato që e pranojnë të njejtin, detyrimisht të mbajnë maska dhe doreza.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili e inicojë këtë trajnim, si masë preventive e cila doli nga Shtabi i Emergjencave, ka falenderuar pjesëmarrësit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Në kuadër të Shtabit rajonal të emergjencës në Gostivar, tashmë funksionon Këshilli koordinues për distribuim të ndihmave. Kryetari i këtij Këshilli, Lulzim Haziri tha se numri i pjesmarrësve ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Në trajnim merrnin pjesë pos shoqatave humanitare dhe grupeve jo formale nga Gostivar, edhe ata nga komunat e Vrapçishtit dhe të Mavrovë-Rostushë. Ndryshe, për çdo aktivitet të ndërmarrë jashtë kornizave të tij, përgjegjësia bie mbi vet personat fizik dhe juridik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *