Uji për pije në Gostivar është i sigurt dhe i përdorueshëm

Uji për pije në Gostivar është i sigurt dhe i përdorueshëm

Uji për pije nga sistemi i furnizimit me ujë në Gostivar është i sigurt dhe i përdorueshëm, pohojnë nga NPK “Komunalec”, Gostivar. Konfirmimi vjen pasi këto ditë në publik u perhap informacion se uji është i ndotur. Sipas informacionit të kësaj ndërmarrje e cila është e angazhuar për mirëmbajtjen e ujësjellësit të qytetit, laboratorët kompetent të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë së ujit mbi gjedjen bakteorologjike dhe analiza të tjera, kanë konfirmuar se sistemi i ujësjellësit të qytetit është i sigurt dhe i shëndetshëm.

“Në bazë të dilemave dhe keqinterpretimeve që u paraqitën në opinion dhe tek qytetaret e Komunës së Gostivarit në lidhje me ujin për pije, NP “Komunalec” njofton qytetarët dhe opinionin se në bazë të analizave që na i vërteton laboratoria e akredetuar për kryerjen e analizave mikrobiologjike dhe fiziko-kimike, uji nuk ka pengesa për t’u konsumuar, që do të thotë se është i pijshëm. Duke pasur parasyshë dilemat që paraqiten në opinion kërkuam nga laboratoria që të kryen edhe analiza të jashtëzakonshme për të siguruar qytetarët se uji është i pijsheëm. Lidhur me këtë, sot në Ndërmarrje patëm në vizitë edhe Inspekoratin e Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari ku të njejtit konstatuan se nuk ka paregullsi në bazë të analizave të kryera të ujit, dhe konstatuan se uji është i rregullt për përdorim dhe konsumim. Me këtë rast, i njoftojmë qytetarët e Gostivarit se lirisht mund ta shfrytëzojnë ujin për pije dhe konsum më të gjërë pasi që nuk ka asnjë lloj problemi rreth perdorimit të tij”,

thuhet në njoftimin e NPK “Komunalec”- Gostivar. Disa qytetarë të cilët kohëve të fundit janë paraqitur në redaksinë tonë thonin se ujësjellësi i qytetit ka ndotje dhe për këtë disa ankoheshin edhe për dhimbje stomaku. Por në bazë të analizave, shfaqja e problemeve të shpeshta me dhimbje stomaku në mesin e qytetarëve nuk duhet të lidhet me ujin nga furnizimi me ujësjellësin e qytetit. Devijim të vetëm ka pasur vetëm gjatë procesit të klorimit në periudhën prej 5 deri më 6 tetor.

Ndryshe, ndodhitë e fundit ngrejnë edhe një herë çështjen e lëshimit në përdorim të stacionit të filtrimit që banorët e Gostivarit janë duke e pritur për tre dekada. Sipas njohësve të kësaj çështje, uji i pijshëm nga ujësjellësi i qytetit do të jetë i sigurt në planin afatgjatë, vetëm përmes pastrimit me filter-stacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *