Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 60,50 den/l.

Çmimi i shtijes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), do të ulet për 1,50 den/l dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 49,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,407 den/kg dhe do të jetë 24,549 den/kg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *