Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit krijon një Qendër Rinore të Resurseve (YRC) -iCan në Gostivar, për gjithë rajonin e Pollogut

Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit krijon një Qendër Rinore të Resurseve (YRC) -iCan në Gostivar, për gjithë rajonin e Pollogut

Universiteti i Evropës Juglindore përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, po krijon një Qendër Rinore të Resursve (YRC)-iCan në Gostivar për gjithë rajonin e Pollogut.

Misioni i Qendrës do të jetë krijimi i mundësive për të rinjtë duke ofruar trajnime për mbështetjen e tyre në kërkimet për punë dhe duke krijuar një rrjet krejtësisht të ri të të rinjve dhe punëdhënësve. Qendra do të veprojë, gjithashtu, si një qendër inovacioni me programe trajnuese inovative që do të mbështesin të rinjtë në ndjekjen e punëve të së ardhmes, veçanërisht në sektorin e IT-së, duke mbështetur edhe zhvillimin e bizneseve start-up

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *