UNS ofron bursa për studentët e Gostivarit

UNS ofron bursa për studentët e Gostivarit

Kur kanë mbetur vetëm edhe një javë për regjistrim dhe dy javë për fillimin e vitit të ri akdemik, Universiteti Ndërkombetar në Gostivar, ka aktualizuar cështjen e bursave për studentë, bursa këto që ky Universtet i vendos për cdo vit në shërbim të studentëve.

Aktualisht në UNS ka një numër të madh studenetësh që janë përfitues të bursave të plota ose të pjesshme, thote mes fjalesh profesor Sejfulla Osmani – dekan i fakultetit Juridik në UNS, duke sqaruar llojin dhe mënyren e përfitimit të bursave nga ana e studentëve.

Sipas Osmanit, Universiteti edhe brenda ketij viti do vijoj të ndaj te a.q bursat e ekselencës apo bursa e brendshme, të cilat u dedikohen maturantëve të shkëlqyer e që zgjedhin këtë universitet për të studiuar. Me pas ata i nënshtrohen një testimi pas të cilit pesë maturanteve të parëu mundesohet ulje të çmimit të studimeve. UNS ka menduar edhe për të gjithë ato maturantë që kanë prirje e që nuk kanë mundësi finaciare.

Për këtë qëllim janë paraparë bursat e a.q sociale thotë profesor Osmani për të shtuar se nëpermjet kësaj forme Universiteti në bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë shoqëror dhe institucional mundohet ta jap kontributin e vet për të ndihmuar maturantët që vijnë nga familjet sociale.

Për dallim nga Universitetet tjera të Maqedonisë, qofshin publike apo private e që e filluan vitin akademik 2015/16 para dy ditëve,  UNS vitin akademik do e fillojë me 5 Tetor, ndërsa deri më datë 25 të këtij muaji Universiteti do ti ketë dyert hapur për gjithë ata maturantë që do të duan të regjistrohen në vitin e parë.

Universiteti Ndërkombetar në Gostivar për vitin e ri akdaemik deri tani ka regjistruar mbi 50 student, një numer solid studentësh, që pritet të rritet deri në fund të afatit të regjistrimit. Për këto studentë sivjet do të përkujdest një staf akademik prej 14 profesorësh vendor e të huaj.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *