USAID dhe ProKredit banka do t’u ndihmojnë bujqve ta modernizojnë punën

USAID dhe ProKredit banka do t’u ndihmojnë bujqve ta modernizojnë punën

USAID ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare për garancitë debitore me ProKredit bankën me të cilën do të lehtësohet eksesi i bujqve të Maqedonisë tek kreditë për investime kapitale dhe mbindërtime në punën operative me zvogëlimin e kolateralit që kërkohet prej tyre.

“Qëllimi është të punojmë së bashku me bankat si ProKredit që të mundësojmë financim të bujqve individualë, të cilët kanë plane të mira të biznesit për zgjerimin e prodhimtarisë së tyre bujqësore, ndërsa nuk i kanë mjetet për sigurimin e kredisë të cilat zakonisht janë të nevojshme”, tha drejtori i misionit të USAID në Maqedoni Xhejms Stajn.

Këto debi bankare duhet t’u ndihmojnë edhe bujqve dhe pjesëmarrësve në industrinë e përpunimit të cilët duan të aplikojnë për përkrahje financiare nga IPARD dhe Programi kombëtar për përkrahje të bujqësisë, programe të cilat funksionojnë në bazë të kthimit të mjeteve të investuara.

Kjo nënkupton se bujqit vetë duhet ta financojnë furnizimin e pajisjeve para se ta marrin ndihmën financiare. Në pesë vitet e ardhshme, ProKredit banka pritet të japë kredi në vlerë prej mbi gjashtë milionë dollarë.

USAID me përkrahjen e Qeverisë së Maqedonisë shpreson se këtë bashkëpunim do ta zgjerojë edhe me bankat e tjera të interesuara. Të gjithë bujqit e interesuar duhet direkt të kontaktojnë në ProKredit bankën, njofton MIA, transmeton Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *