Vakisnimi kundër gripit sezonal, Gostivarit i ndahen 400 doza vaksine

Vakisnimi kundër gripit sezonal, Gostivarit i ndahen 400 doza vaksine

Interesim i madh në Gostivar për tu vaksinuar kundër gripit sezonal që në ditën e parë. Ministria e Shëndetësisë për Gostivarin ka siguruar 400 vakisna, prej të cilave për katër orë ishin harxhuar dyzet. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit për shkak të pandemisë në vend të qendrës epidemiologjike, vaksina merret te ambulanta e punës. Lepa Carovska, specialist për mjekësi sportive dhe përgjegjëse për vakisnimin kundër gripit në Gostivar, tha se vaksinimi zhvillohet përmes sistemit “Termini im” dhe nga dita e nesërme jo më shumë se 25 persona do të mund të vaksiohen, për shkak të rrethanave të krijuara nga virusi korona.

“Ne kishim një takim në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit. Kanë arritur 400 vaksina për Gostivarin me rrethinë dhe prej sot kemi filluar zyrtarisht të japim vaksina për grip. Në ditë japim nga 25 vaksina përmes sistemit “Termini im”. Terminet janë miratuar dhe rekomandohen nga Instituti për Shëndet Publik – Shkup”, tha Lepa Carovska, specialist për mjekësi sportive dhe përgjegjëse për vakisnimin kundër gripit në Gostivar.

Vaksinat e njejta por me pagesë ende nuk kanë arritur në Gostivar. Të njejtat pritet të merren te qendra epidemiologjike në Gostivar. Aktualisht, vaksinat kundër gripit mund ti marrin falas të sëmurët kornikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

“Nuk kemi numra por e dijmë që të gjithë të sëmurët kronik, personat mbi 65 vjeç dhe pensionistët të gjithë duan të vaksionohen. Këto 400 vaksina janë pa pagesë”, sqaron më tej Carovska.

Mjekja Carovska, thotë se nga vitit në vit, rritet interesi i qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen kundër gripit sezonal. Megjithatë shton se është shumë me rëndësi ky vaksinim, sidomos në këtë periudhë të pandemisë nga Covid19.

“Përse duhet të merret vaksina!? Sigurisht për tu mbrojtur nga gripi sezonal. Sidomos tani kur të gjithë kanë frigë nga situata që mbretëron me Covid dhe që të mos u përkeqsohet shëndeti të gjithë si preventivë duhet të marrin vaksinë”, apelon Carovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *