Vaksinimi i mësimdhënësve, Shabani: Kjo varet nga Ministria e Shëndetësisë

Vaksinimi i mësimdhënësve, Shabani: Kjo varet nga Ministria e Shëndetësisë

Ka rënë numri i mësimdhënësve të infektuar me koronavirus në Gostivar. Nga 22 sa ishin javën e kaluar, aktualisht ka 16 mësimdhënës me Covid 19 në shkollat fillore dhe të mesme. Situata është përmirësuar edhe në çerdhe. Atje ka vetëm një edukatore të infektuar dhe një në izolim. Në izolim ka edhe pesë mësimdhënës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka informacion se kur do të fillohet me vaksinimit antiCovid të mësimdhënësve në vendin tonë. Numri dy i MASH, Arafat Shabani thekson se edhe përskaj asaj që mësimdhënësit janë në kategorinë me prioritet për t’u vaksinuar, vendimi duhet ta sjellin autoritetet shëndetësore.

Shabani tha se nëpër shkollat e vendit përqindja e infektimeve nga koronavirusi sikurse te mësimdhënësit, ashtu edhe te nxënësit është në rënie krahasuar me periudhën e kaluar. Shpreson që viti i ardhshëm shkollorë të fillojë me prani fizike.

Ndryshe, vendi kalon valën e tretë të virusit korona dhe kapacitete spitalore janë të mbushura thuajse gjithandej në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *