Vazhdojnë bisedimet, nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Vazhdojnë bisedimet, nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Bisedimet me grupet e punës të partive  që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Van Hojt ka zgjatur deri në orën 2.30 të mëngjesit, por pa sukses.

Në takim, përveç ndërmjetësuesit Piter van Hojt,  morën pjesë Sillvana Boneva nga VMRO- DPMNE, Damjan Mançevski dhe Cvetanka Ilieva nga LSDM-ja, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi nga BDI-ja dhe Bekim Fazliu dhe Imer Aliu nga PDSH, njofton Portalb.

Takimi i përbashkët dje pasoi pas marrëveshjes bilaterale të partive me  ndërmjetësuesin Van Hojt, i cili dorëzojë propozim- ligjin për Kodin Zgjedhor të cilin do ta prezantojë para përfaqësuesve të partive politike.

Mësojmë se është rënë dakord vetëm për zgjedhjen dhe mënyrën e vendimmarrjes nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor akoma është kontestuese votimi i diasporës. Nga zgjidhja e kësaj çështje do të varet  mënyra e votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përkatësisht do të varet a do të jetë me model të shumicës apo ai proporcional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *