Vazhdojnë pas-goditjet nga tërmeti i sotëm, banorët e Mavrovës: Ai i mëngjesit ishte shumë i fuqishëm

Vazhdojnë pas-goditjet nga tërmeti i sotëm, banorët e Mavrovës: Ai i mëngjesit ishte shumë i fuqishëm

Kanë vazhduar pas-goditjet në rajonin e Gostivarit nga tërmeti i mëngjesit të sotëm me fuqi prej 5 ballësh. Më të fuqishëm ishin ai i orës 12 me 4.4 ballë dhe në ora 3 e 25 minuta poashtu me fuqi të madhe, 5.2 ballë. Tërmeti ka shkaktuar disa dëmtime në objektet në zonën e Mavrovës, ayje ku edhe e kishte epiqendrën, në fshatin Leunovë me rreth 17 kilometra larg Gostivarit. Tërmeti shkakoi edhe turbullimin e ujit nga i cili furnizohen më shumë rrjete ujësjellësi në rajonin e Mavrovës, është i turbullut dhe i njejti nuk pihet. Turbullimin, këtë mëngjes e kanë vërejtur më shumë banorë të fshtit Mavrovë dhe vendbanimeve përreth komunës Mavrovë-Rostushë. Problemi është paraqitur edhe te ndërmarrja komunale e kësaj komune, nga e cila rekomandojnë uji të mos konsumohet. Nga ana tjetër banorët lokal të zonës së Mavrovës thonë se nuk mbajnë mend në jetën e tyre tërmet më të fuqishëm se ai i mëngjesit të sotëm.

“Shumë tërmet i fuqishëm ishte kaq të fortë në jetën time s`kam përjetuar deri më tani. Ja objekti është i ri, por mjaft dëme ka pësuar. Ka plasa në mure dhe një pjesë e tyre janë shkatërruar komplet, sidomos tek shtëpia e vjetër ku jetoj”.

“Në ora pesë pa pesë na zgjoi dridhja dhe nuk u shtrimë më. U frikësuam shumë se mos ketë sërish. Pastaj erdhëm këtu me të hapur derën pamë katin poshtë dhe katin e epërm çka do shohim, muret e plasura, gotat e thyera”.

“U frikësuam pak po, sepse zonja ime tanimë e ka përjetuar tërmetin në Shkup që ishte dhe ajo u shqetësua më shumë. Zgjati shkurt edhe pse ishte i fortë zgjati shkurt”.

“Sot na frikësoi shumë, sepse ushtonte shumë. Dridhja zgjati shkurt por ishte shumë e fuqishme, nuk mund ta përshkruaj. U shqetësova shumë sepse prisja të ketë edhe një sulm. Nëse pyesni nga njëshi te dhjeta sa u frikësova, do ju them 9 e gjysmë”.

Sipas informacionit fillestar, nuk ishin raportuar dëmtim i ndërtesave dhe infrastrukturës në vetëqeverisjen lokale. Deri më tani, dëmtime të vogla janë raportuar në dy shtëpi të vjetra në fshatin Leunovo dhe të një barake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *