Vazhdojnë promiovimet e  kryeveprës së UÇK-së,” Bardhësitë e Atdheut” e autorit, Afrim Mustafa

Vazhdojnë promiovimet e kryeveprës së UÇK-së,” Bardhësitë e Atdheut” e autorit, Afrim Mustafa

Promovimet dhe përurimet e Enciklopedisë gjithkombëtare me 30.000 fakte, dokumente dhe argument gjithkombëtare, “ Bardhësitë e Atdheu t” e autorit, ish- reporter dhe Veteran i luftërave të UÇK-së, Afrim Mustafa, po vazhdojnë.

Kjo vepër, e cila përfshin 3.000 dëshmore dhe dëshmorë të të luftërave të UÇK-së këto ditë është promovuar nër herën e 305 në Prishtinë, ku u vlerësua se, autori, Afrim Mustafa ka bërë punë të jashtëzakonshme gjithpërfshirëse dhe gjithkombëtare, duke përfshirë të gjithë dëshmorët e UÇK në Kosovë, UÇK në Kosovën Lindore dhe UÇK në Maqedoni.

Njëri nga komandantët e shquar të të tri luftërave të UÇK-së, por edhe të luftës në Kroaci, z. Enver Avdyli – Rafuna, tha se, kjo vepër madhore gjigante është krenari dhe nder të çdo shqiptar dhe ajo duhet të vendoset nëpër të gjitha familjet shqiptare në Kosovë dhe në krejt trojet shqiptare.

119987967_3295562773842928_87309865711040506_n

Një vlerësim të lartë për enciklopedinë gjithkombëtare, e dha para publikut edhe veprimtari, shkrimtari dhe publicist i mirënjohur, dr. Nexhat Çoçaj, i cili veprën e përmasave gjithkombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut ” e vlerësoi, Kryevepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe kërkoi që e njëjta të financohet urgjentisht nga institucionet e Republikës së Kosovës edhe për t’u përkthyer.

Po ashtu, fjalë të veçanta, publikisht për veprën e veçantë, tha edhe publicist i mirënjohur, shkrimtari dhe veprimtari i shquar në diasporë, z. Shefqet Dibrani, i cili theksoi se, enciklopedia “ Bardhësitë e Atdheut” është Libri më universal, gjithpërfshirës dhe më i kompletuar për dëshmorët, martirët dhe hronjtë e atdheut…

83453785_1108785712803947_6988524600820760576_n

Për enciklopedinë gjithkombëtare, kanë folur , shkruar dhe publikuar edhe akademikët, intelektualët dhe publicistët e përmasave gjithkombëtare, si: Akademikët: Esat Stavileci, Pajazit Nushi dhe Mehmet Halimi, ish-krerët e lartë të UÇK:së: Jakup Krasniqi, Sokol Dobruna, Elmi Reçica, gjeneralët: Kudusi Lama, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sadik Ademi, Hamdi Ndrecaj, Xhavit Jashari, Nazmi Hajredini, dr. Jahja Drançolli, dr. Don Lush Gjergji, dr. Sabri Kiçmari, dr. Selim Daci dhe shumë të tjerë.

Gjatë fjalës së tij, Autori Afrim Mustafa, i cili gjatë luftës veproi dhe raportoi drejtpërdrejt nga Zona e Drenicës dhe Zona Operative e Nerodimes, falënderoi të gjithë ata, të cilët kontribuan për promovimet e Enciklopedisë gjithkombëtare të trojeve shqiptare, “ Bardhësitë e Atdheut” …

119651376_3284232544975951_8831387509558122699_n

119662894_3284232721642600_2927235330741742588_o

119671856_3284232178309321_2355841356175263049_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *