Vazhdon mbledhja e 67 e Kuvendit të RM-së

Vazhdon mbledhja e 67 e Kuvendit të RM-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së 67-­të, do të debatojë rreth Propozim ligjeve për ndryshimin dhe vazhdimin e Ligjit për zonat e zhvilluara teknologjike industriale, Ligjit për zonat e gjelbra ­ industriale, Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, si dhe të Ligjit për mbrojtjen sociale, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të mbledhjes janë edhe disa Propozim ligje për ndryshim dhe plotësim nga sfera të ndryshme mes të cilave edhe të Ligjit për furnizimet publike, Ligjit për eksproprijim, Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, Ligjit për buxhetet dhe Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Deputetët do të diskutojnë edhe rreth propozim ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për super vizion të sigurimit, të Ligjit për tatimet e pronës, Ligjit për revizionin shtetëror, Ligjit për letrat me vlerë dhe Ligjit për statistikën shtetërore.

Në agjendë janë edhe Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për taksën për qëndrim të përkohshëm të ligjit për zonat e gjelbra ­ industriale, Ligjit për automjetet, Ligjit për energjetikë, Ligjit për kadastër të patundshmërive dhe Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *