Vazhdon të mbetet e bllokuar leja për përfundimin e kanalizmit në fshatin Çajlë

Vazhdon të mbetet e bllokuar leja për përfundimin e kanalizmit në fshatin Çajlë

Vazhdon të mbahet në sirtar leja për fillimin e kanalizimit në fshatin Çajlë. E banorët nga ana tjetër, vazhdojnë të mbajnë të bllokuar dhe mos lejojnë asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit derisa kanalizimi nuk u rregullohet. Për këtë ngatërresë, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë, ka ftuar banorët ditën e nesërme sërish të dalin në protestë. Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fsh. Çajle, tha se bëhet fjalë për një pjesë të kanalizimit e cila ka mbetur pa përfunduar, për çka ka kërkuar palët e involuvara të tejkalojnë pengesat dhe të lejojnë fillimin e kanalizimit.

Kanalizimi duhet të ndërtohet nga ana e Komunës së Gostivarit, por sipas Elezit asaj leje nuk i jep Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo e fundit thotë se komuna ka aplikuar me vonesë për leje, sqaron më tej kryetari i Bashkësisë Lokale të Çajlës.

Ndërkohë, kryetari Arben Taravari ka akuzar degën e BDI-së në Gostivar për bllokimin e punimeve që bëhen në Çajlë. Megjithatë, thotë ai, punimet do të fillojnë shumë shpejtë pasi leja nga Ministria e Transportit është siguruar dhe e njejta është arkivuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Protesta e ditës së nesërme është paralajmëruar me fillim në ora 13. Pjesëmarrësit obligohen që të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike prej dy metrave. Ndërkohë, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, vazhdon me përgatitjen e asfaltimit të rrugës Forinë – Çegran, për çka automjetet nga hyrja në fshatin Çajlë orientohen të kalojnë nga autostrada dhe të dalin nga fshati Tumçevishtë për në Forinë dhe Çegran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *