Vdekja e 7 vjeçarit, nëna mund të dënohet me më së paku 5 vjet burg

Vdekja e 7 vjeçarit, nëna mund të dënohet me më së paku 5 vjet burg

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 203 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“E dyshuara, gjatë vitit 2021, me shkelje të rëndë të detyrimeve të saj ligjore familjare, ka abuzuar me fëmijën e saj 7-vjeçar, të cilin e ka lidhur me zinxhir dhe dry për krevati. Më 16 mars, shpërtheu zjarr në banesën ku po qëndronte familja dhe pasi ishte i lidhur për krevati, fëmija nuk arriti të dilte nga banesa dhe humbi jetën”, thuhet në njoftimin e Porkurorisë Publike, përcjell TV Globi.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 36 vjeçaren e dyshuar. Për kryerjen e kësaj vepre penale, Kodi Penal parash më së paku pesë vjet burg.

Ndërkohë, ende po punohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Fëmijët e tjerë të mitur të të dyshuarës janë strehuar përmes Qendrës për Punë Sociale në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *