Vdes një 24 vjeçar në burgun e Idrizovës

Vdes një 24 vjeçar në burgun e Idrizovës

Një i burgosur i dënuar për pedofili ka vdekur në burgun e Idrizovës

Sipas të burgosurve 24 vjeçari ka qenë i gjetur në mëngjes, menjëherë e është thirrur ndihma e shpejtë, por sipas tyre, nuk i është dhënë ndihma në kohë.

Informatën për vdekjen e të burgosurit e ka vërtetuar drejtori i burgut, Zhivko Pejkovski. Ai thotë se i burgosuri që ka qëndruar për 4 muaj, ka qenë i varur nga droga dhe ka qenë duke i bërë terapitë për kurim. Sipas tij, shkaqet për vdekjen e njëzet e katërvjeçarit ende janë të panjohura dhe për këtë, trupi do të dërgohet për autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *