Vendlindja u duket e ëmbël, ndaj dhe nisin biznesin e ëmbël të mjaltit

Vendlindja u duket e ëmbël, ndaj dhe nisin biznesin e ëmbël të mjaltit

Kur të rinjtë sot kanë marrë rrugën e mërgimit, ka të tillë që janë kthyer në vendlindje duke krijuar biznese dhe dëshirojnë të jetojnë dhe të ardhurat t’i fitojnë në vendin e tyre të lindjes. Bleta, mjalti dhe nënproduktet e mjaltit tani janë përditshmëri e bletarëve Zejni Alimi dhe Shpëtim Rahmani nga Gostivarit, të cilët nga dita e djeshme kanë filluar të merren me këtë veprimtari. Edhe pse nuk e kanë trashëguar mbajtjen e bletëve ata kanë arritur që për pak ditë të kenë 300 koshere me bletë.

“Bletët janë të veçanta për mua, ato kanë një frymëzim dhe një plan të jashtëzakonshëm në punët e tyre, ato janë vet mrekullia. Pas shumë bisedimeve e takimeve me njerëz dhe në biseda e sipër erdha në përfundim që ia vlen ditët e pensionit ti kaloj në vendlindje duke u marr me bletari “, i tha televizionit Globi, Zejni Alimi, bletar.

Alimi dhe Rahmani kanë afër 300 koshere me bletë e që shpresojnë ta rritin bletishten e tyre, pasi zona ku jetojnë ka një natyrë të pasur. Si çdo fillim që është vështirë në të bërit biznes, edhe për bletarët Alimi e Rahmani fillimi ka qenë i vështirë. Por ata nuk janë ndalur së punuari. Me financat e veta kanë ndërtuar rrugën derit tek bletishtja, kanë siguruar rrymë dhe ujë.

Për tua uruar punën e re kishin ardhur shumë shok e miq në mesin e tyre edhe Stojan Llazarevski nga Radiofca e Tetovës, një bletar i shquar dhe njohës i bletarisë. Ai së bashku me Alimin dhe Rahmanin do të punojnë bashkë që puna në bletari të ecë mbarë dhe brenda vitit numri i koshereve të rritet në 500.

“Vërtetë më gëzojnë lëvizjet e tilla kur shoh njerëz të cilët janë të dashuruar në bletari. Unë me këtë profesion merrem mbi 20 vite, kështu që mund të them se edhe ky investim me bletë këtu vërtetë ka kërkuar shumë mund dhe punë, prandaj ju urojë shumë sukses. Unë do jem gjithmonë këtu me ata për t’i ndihmuar dhe uroj që vitin tjetër të kemi edhe fitimet tona nga kjo punë dhe rezultatet si me bletët ashtu edhe me mjaltin”, tha Stojan Llazarevski, bletar.

Çdo bletar është një institucion më vete, ai ka të veçantat, pasi të tilla janë edhe problemet që ai has në mbarështimin e bletëve. Mirërritja e bletës, krahas kënaqësisë që jep, bart dhe përgjegjësi. Që bletaria të fuqizohet kërkohet mbështetje nga institucionet përkatëse dhe të motivohen bletarët që të merren me shumë me ketë sektor. Sesa institucionet do ti ndihmojnë dy bletarët e ri të Gostivarit do të tregoj koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *