Vendosen lule në LLaskarcë ku para dy vitesh jetën e humbën 16 qytetarë të Gostivarit

Vendosen lule në LLaskarcë ku para dy vitesh jetën e humbën 16 qytetarë të Gostivarit

Me vendosje të luleve në vendin e fatekqësisë në fshatin Llaskarcë u shënua dy vjetori i tragjedisë ku jetën e humbën 16 qytetarë nga rajoni i Gostivarit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe antarë të Këshillit Organizativ për shënimin e këtij përvjetori, tha se kjo simbolikë është për të nderuar viktimat.

Dy vjet më parë, autobusi që udhëtonte një linjën e rregullt me udhëtarë, ishte nisur nga Shkupi pasdite për në Gostivar. Për arsye të cilat nuk janë përcaktuar ende, autobusi me 51 pasagjerë, nuk mbërriti në Gostivar pasi doli nga autostrada dhe u përmbys në rrugën e vjetër në Llaskarcë. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se në një shtet hibrid si vendi ynë, vështirë se do të ketë drejtësi edhe për këtë tragjedi.

Me iniciativë të disa klubeve dhe shoqatave sportive, këtë vit organizohet marshi i dytë përkujtimor, i cili synon të nderojë pjesëmarrësit dhe ata që janë përgjegjës për sigurinë në trafik për një ndërgjegje më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve, tha Zamir Mustafa nga Këshilli Organizativ i Marshit memorial, i cili do të mbahet sot pasdite në Gostivar.

Dy vjet pas aksidentit, procesi gjyqësor për këtë rast vazhdon ndërsa gjykohen gjashtë persona. Ndryshe, gjetja e rrethanave që çuan deri te tragjedia vijon edhe sot e kësaj dite. Ishin gjashtëmbëdhjetë persona nga Gostivari që humbën jetën në këtë tragjedi: Bejza Uzeiri, Valdete Hamiti, Besim Fetai, Dejan Ristoski, Ace Arsoski, Ferdi Kaso, Rametula Abduraimi, Trpana Janevska, Jovica Trpevski, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Zoran Davidkovski, Boban Avramovski, Onur Sadiku, Pavle Kostovski dhe Erza Osmani, kurse me lëndime përfunduan 35 persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *