Vendosen Pllakat përkujtimore për dëshmorët e parë të UÇK-së

Vendosen Pllakat përkujtimore për dëshmorët e parë të UÇK-së

Dje në mënyrë solemne janë vendosur Pllakat përkujtimore për dëshmorët e rënë të UÇK-së në Malësinë e Shkupit – Tanushë, Brezë dhe Malinë.

Të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit organizativ të 16 shkurtit, përfaqësues të SHVL-UÇK-së, përfaqësues të Qeverisë, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, zëvendësministri i mbrojtjes Ilmi Selami, sekretari shtetëror pranë SIMO-s Ejup Alimi, kryetari i degës së BDI-së në Çair Beqir Asani si dhe funskionar tjerë.

Projekti është mbështetur nga Komuna e Çairit.

Madje, Këshilli organizativ i 16 shkurtit në bashkëpunim me SHVL-UÇK, për çdo vit shënojnë ngjarjen e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë në Tanushë, Brezë dhe Malinë, edhe atë për dëshmorët:

Muzafer Xhaferi (vendi i rënies Tanushë), Shpend Mazrekaj nga Deçani (vendi i rënies Tanushë), Nijazi Sinani nga Tanusha (vendi i rënies Malinë), Qemal Shaqiri nga Nakushtaku (vendi i rënies në Malinë), Gazmend Arifi nga Tanushë (vendi i rënies Malinë), Elham Curri nga Hani i Elezit (vendi i rënies Malinë), Ismet Bajrami nga Breza dhe dëshmor tek Guri i Bardhë në Brezë.

“Nderi dhe krenaria e një kombi janë dëshmorët. Gjaku i derdhur nga ana e tyre transmeton amanetin më të rëndësishëm për dashurinë ndaj atdheut, gjuhës dhe flamurit. Ata nuk vdiqën, por me veprën e tyre madhe të vetflijimit për lirinë e trojeve jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Këshillit organizativ.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *