Vetëplagoset me armë një person nga Jellovca

Vetëplagoset me armë një person nga Jellovca

Më 04.01.2021 rreth orës 20.00 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar kanë rapportuar se SH.A. (46) nga Jellovci i Poshtëm i Gostivarit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se i njëjti ka qenë me plagë nga një armë zjarr.

Sipas deklaratës së tij, u konkludua se ai vetë ishte plagosur nga pakujdesia me armën e tij të zjarrit “Jerico 941 F”, kalibër 9mm, të cilën ai e posedonte me licencë. Është kryer një inspektim dhe çështja po sqarohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *