Video nga rrëzimi i vinçit në Mekë, 107 të vdekur, 238 të lënduar

Video nga rrëzimi i vinçit në Mekë, 107 të vdekur, 238 të lënduar

Është publikuar një video ekskluzive ku shihet se si është rrëzuar vinçi gjigand në xhaminë e Madhe të Mekës, në kohën kur pelegrinët po kryenin rituale të haxhit.  Vinçi i madh ka rrënuar kupollën e xhamisë dhe ka rënë mbi turmat e pelegrinëve.

Sulejman al – Amro, drejtori i Mbrojtjes Civile deklaroi se vinçi ka rënë si pasojë e erës së fortë që kishte goditur zonën, por edhe për shkak të dëmtimit të bazës së tij, nga reshjet e fundit.

Autoritetet arabe theksuan se haxhi i sivjetshëm do të zhvillohet edhe përkundër kësaj tragjedie.  Mijëra besimtarë mysliman kanë mbërritur në Mekë, kur më 21 shtator fillon haxhi, që është një nga pesë shtyllat e islamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *