Kuvendi sot më tepër i ngjason tribunave të ndeshjeve futbollistike, të mbushura me tifoz që fishkëllejnë me filikaqa.
Seanca po vazhdon punimet edhe pse në kushte të pavolitshme, nga njëra anë janë partit e pozitës të cilat po mundohen të funksionojnë sipas rendit të propozuar nga kryesia, dhe nga ana tjetër janë deputetët e opozitës të cilët vazhdojnë të fishkëllojnë me “filikaqa”duke e pamundësuar në njëfarë forme edhe punën e seancës së rregulltë.
Opozita ka nisur të gjuaj edhe me flakadanë, të cilët kryesishtë përdoren nga tifozët e sporteve.
Seanca përfundoj punimet.
Albin Kuri gjuan me vezë Xhavit Halitin
Tensionet, fyerjet, fishkëllimat, gjuajtja me ujë e vezë ka vazhduar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Vetëvendosjes, Albini Kurti ka gjuajtur me vezë Xhavit Halitin.
Deputetët e pozitës në kushte të vështira proteste kanë votuar edhe projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit të funksionit publik.
******
Deputetët e opozita gjuan me ujë deputetët e pozitës
Tensionet në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë. Xhavit Haliti si kryesues është duke tentuar të vazhdojë seancën nën fishkëllimat e opozitës.
Me 63 vota për, deputetët e pozitës kanë miratuar projektligjin Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit me rrethinë.
Deputetët Fisnik Ismaili i Vetëvendosjes dhe Adem Grabovci i PDK-së, kanë pasur një konfrontim ndërmjet vete.
Përderisa Grabovci mori fjalën, atë nuk e lejuan fishkëllimat që krijoheshin nga deputetët e Opozitës, sidomos nga fishkëllimat e deputetit Fisnik Ismaili që i ishte ofruar të fytyra.
Në një moment ishte Grabovci ai i cili deshi me dorë të largoi ‘filikaqën’ e Ismailit.
Por, ky i fundit i ngriti gishtin duke ja tërhequr vërejtjen Grabovcit që të mos e prek me dorë
Opozita gjuan me ujë deputetët e pozitës
Tensionet në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë. Xhavit Haliti si kryesues është duke tentuar të vazhdojë seancën nën fishkëllimat e opozitës.
Me 63 vota për, deputetët e pozitës kanë miratuar projektligjin Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit me rrethinë.
VIDEO: Lajmi.net