Vijon projekti “Bëhu dhe ti MIP gjeneratë”

Vijon projekti “Bëhu dhe ti MIP gjeneratë”

Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive MEDIUM nga Gostivari kanë vijuar me implementin e projektit të quajtuar “ Bëhu dhe ti MIP gjeneratë”.

Projekti synon të forcojë edukimin mediatik të të rinjve nga rajoni i Pollogut dhe implementohet në katër shkollat e mesme komunale të Gostivarit, me ç’rast nxënësit përmes ligjëratave, aktiviteteve dhe vizitave në media do të përfitojnë shkatësi mediatike.

Pas përfundimit të trajnimit me mësidhënësit në muajin dhjetor, sot në qendrën për resurse në Gostivar disa nxënës nga Shkolla e mesme komunale “Gjimnazi” i Gostivarit dhe nga shkolla e mjekësisë, filluan trajnimin mediatik.

Adelina Ramadani koordinatore e këtij projekti, deklaron se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian ndërsa target kryesor ka të edukoj mediatikisht të rinjtë dhe të njihen nga afër me punën e gazetarit.

“Sot jemi mbledhur këtu për punëtorinë e re. Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe është një projekt që nxnësve të pranishëm do të ju mundësoi që të njihen me edukimin mediatik, elementët përbërës të medias, mesazhin që japin mediat dhe efektin e tyre në audiencë, pse jo të kemi dhe një kuadër me njohuri profesionale mbi gazetarinë”.

Ramadani sqaroi se ky projekt do të përfshijë gjithsejt 40 nxënës nga katër shkollat e mesme të qytetit.

“Për dallim nga punëtoria e dhjetorit ku kishim prezent kuadër arsimor, konkretisht mësimdhënës, këtu tanimë marrin pjesë nxënësit nga shkolla e mesme Gjimnazi i qytetit dhe nga shkolla e mesme e mjekësisë. Në sesionin e ardhshëm do të kemi takim dhe me nxënësit e shkollës ekonomike dhe atë industriale, pra katër shkollat e mesme të qytetit me nga 10 nxënës pjesëmarrës në projekt. Duhet përmendur patjetër dhe partneri mediatik i këtij projekti Televizioni Globi.”

Projekti “Bëhu dhe ti MIP gjeneratë” do të ju shërbei nxënësve të shkollave të mesme në testimin ekstern i cili për këtë vit ka paraparë dhe testim mbi edukimin mediatik.
Projekti u implementua nga qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive “Medium”, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Me mendim kritik deri te qytetarët me aftësi mediatike – CritTink” dhe i implementuar nga Fondacioni Metamorphosis fondacion dhe Eurotink – Qendra për Strategji Evropiane. GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *