Virusi Korona, dy familje dhe një person kanë kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq i Gostivarit

Virusi Korona, dy familje dhe një person kanë kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq i Gostivarit

Dy familje nga një fshat dhe një person nga brendia e Gostivarit, ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të virusit Korona.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e Kryqit të Kuq, për t’i furnizuar me ushqime. Merita Alili – Sekretare e Kryqit të Kuq në Gostivar, sqaron se kërkesa nuk ka ardhur nëpër rrugë institucionale, por nga vetë personat që ndodhen në izolim shtëpiak.

Pas rekomandimit për ndërprerje të çdo aktiviteti publik, edhe Kryqi i Kuq i Gostivarit nga dita e sotme ka ndërprerë aktivitete e parapara, mesin e tyre edhe ligjeratat për ndihmën e parë për kandidatët për leje për vozitje.

Sekretarja Alili thotë se ky vendim nuk duhet të krijojë panikë te popullata, pasi bëhet fjalë vetëm për një masë preventive.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut në dy javët e ardhshme ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara. Ata do të organizohen vetëm pas heqjes së ndalesës për organizmime publike, me datë 24 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *