Virusi korona, masat e qeverisë të pamjaftueshme për të shpëtuar biznesin

Virusi korona, masat e qeverisë të pamjaftueshme për të shpëtuar biznesin

Dy pakot e masave për të ndihmuar biznesin nga ana e qeverisë për shkak të pandemisë, nga ekonomistët duken të mjaftueshme. Ata presin pas kalimit të virusit korona varfëria në vend të thellohet edhe më shumë. Ekonomisti Idajet Elmazi, thotë se e tërë barra e koronavirusit do të bie mbi sektorin privat.

Elmazi thotë se qeveria nuk u përmbahet masave të miratuara ekonomike. Ai zbulon se edhe përskaj asaj që fillimisht u tha se pagat në sektorin e arsimit nuk do të prekeshin, tani ka paralajmërime se të njejtat të ulen deri në tetë mijë denarë.

Për shkak se Maqedonia nuk ka pasur stabilitet ekonomik edhe para se të shfaqet pandemia, do t’i duhet shumë vite për të rikuperuar ekonominë.

Ekonomisti Elmazi sjellë shembuj sesi vende të tjera janë duke e menaxhuar situatën, konkretisht çfarë masash merren ku pushteti lokal dhe ai qendror u paguajnë 100 përqind paga neto punonjësve, ndërsa punëdhënësit nuk detyrohen të kthejnë këto para pas përfundimit të krizës.

Maqedonia, ndryshe nga vendet tjera, ka siguruar për rreth 260 mijë punonjës pagë minimale për dy muaj, por nuk i mbulohen tatimet dhe kontributet dhe kërkohet edhe pagesa e tatimeve. Në vend të kësaj, me këtë ndihmë të pjesshme, thotë Elmazi, nuk është arritur qëllimi final, respektivisht të ruhet ekonomia dhe të mbahen punëtorët, sidomos për ata persona juridik që janë më të vegjël dhe të pambrojtur, të cilëve këto tronditje rrezikojnë t’ua shkatërrojë tërë veprimtarinë.

Ndryshe, për momentin administratës nuk i shkurtohet paga dhe në vend të administratës, vetëm zyrtarët do të kenë paga minimale prej 14. 500 den, minimum në dy muajt e ardhshëm, duke arkëtuar në buxhet rreth 4 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *