Virusi korona, panik te qytetarët e Gostivarit, me të madhe kërkohen maska dhe dezinfektues

Virusi korona, panik te qytetarët e Gostivarit, me të madhe kërkohen maska dhe dezinfektues

24 orë pasi u konstatua tek një paciente në Maqedoni, virusi korona ka shkaktuart panik tek qytetetarët e Gostivarit, të cilët kanë vërshuar barnatoret për t’u funizuar me maska dhe xhel dezinfektuese. Ata thonë se kanë frikë nga virusi i ri dhe mundohen të respektojnë masat rekomanduese për mbrojtje.

“Sigurisht që kemi firkë, mirë të mos vinte deri këtu. Çfarë të them vërtetë nuk e di, çdokush ka frikë, është shqetësuese”, thotë një banore e Gostivarit.

Prindër me fëmijët e tyre sizakonisht në barnatore kërkonin xhel dezinfektues pasi të njejtin ua kërkojnë shkollat.

“Nuk e di, jemi duke kërkuar nëpër barnatore, por nuk gjejmë dotë dezinfektues”, thotë një prind.

“Dezinfektuesit na kërkojnë në shkollë, dhe ne jemi friguar pak nga koronavirusi”, thotë një nxënës që takuam në barnatore.

Kjo zonjë e cila poashtu kërkonte dezinfektues, tha se punon me nxënës dhe sot nuk ka pasur shumë fëmijë në shkolla për shkak të panikut.

“Po, kemi firkë dhe për tu mbrojtur mundohemi të qendrojmë larg njerëzve, të pastrojmë më shpesh duart. Unë vet jam personal medicinal dhe sot nuk kishim nxënës. Lus barnatoret të furnizohen me mjete dezinfektuese pasi ka nevojë”, thotë ajo.

Albert Selimi – pronarë i barnatores “Kenan Pharmacie”, konfirmon se është rritur numri i qytetarëve të cilët kërkojnë maska dhe xhel dezinfektues për mbrojtje. Ai apelon qytetarët të mos blejnë me sasi të mëdha, pasi numri i tyre është i kufizuar që të mund çdokush të furnizohet sipas nevojës.

“Është fakt se është rritur kërkesa për maska dhe xhel dezinfektues. Fatkeqësisht, maska nuk ka, edhe pse njerëzit e kanë keqkuptuar punën e maskave, maskat duhet mbajtur vetëm nga ata që janë të sëmurë, jo edhe të shëndoshit”, tha Selimi.

Pas konstatimit të rastit të parë me virusin korona, vetëm në këtë farmaci janë shitur mbi 100 pako xhel dezinfetues.

“Maska nuk kemi aspak, as për vete. Sa u takon xhelave kemi shitur mbi 100, kurse dyfishi i tyre janë kërkuar”, thotë Selimi.

Disa farmaci kanë abuzuar me çmimin e maskave dhe xhelave dezinfektues. Pasi ka kërkesë të madhe dhe sasi të limituara, një maskë e cila kushton vetëm 6 denarë, disa famaci e kanë shitur edhe 400 denarë, kurse dezinfetuesit të cilët kuishtojnë 170 denarë, janë shitur edhe 1.000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *