GOSTIVAR, Viti i Ri ISLAM gëzon fëmijët e shkollave fillore

GOSTIVAR, Viti i Ri ISLAM gëzon fëmijët e shkollave fillore

Me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1437, Muftinia e BFI Gostivar në koordinim me Sektorin e Femrës Muslimane në kuadër të Muftinisë së BFI Gostivar, vizitoi zyrtarisht shkollën fillore “NAIM FRASHËRI” të fsh. Negotinë të Komunës së Vrapçishtit dhe Shkollën Fillore “MUSTAFA KEMAL ATATURK” të Komunçs së Gostivarit si dhe Mektebin e Xhamisë së fsh. Negotinë.

Qëllimi i vizitës ishte që sot në mënyrë publike nxënësve të klasave të para si dhe fëmijëve të Mektebit të Xhamisë së fsh. Negotinë t’iu shpërndajë dhurata simbolike në përkujtim të Vitit Islam Hixhri 1437.

Delegacioni i Muftinisë së BFI në Gostivar në krye me Muftiun hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga referentët e Muftinisë si dhe administratorja e Medresesë ISA BEU – paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar Prof. Fatime Beshiri e shoqëruar nga profesoreshat e Medresesë dhe nxënëset, studentetet dhe aktivistet e Sektorit, u mirëpritën nga drejtorët e shkollave z. Isen Demiri – drejtor i SH.F. Naim Frashëri në Negotinë dhe z. Oktay Nuredin – drejtor i SH.F. Mustafa Kemal Ataturk dhe zv. drejtori y. Qamil Ramadani, Përgjegjësit e Sektorit për Arsim në Komunën e Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit, z. Neset Dauti dhe Sulltan Amiti si dhe stafi arsimor i shkollave. Në të njëjtën kohë vizita iu bë edhe Mektebit të Xhamisë ku delegacioni në fjalë u mirëprit nga mualimi hfz. Muhammed ef. EBIBI ku te nxënësit ngelën mbresa të paharruara nga dhuratat e bukura. Me këtë aktivitet janë përfshirë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit.

URIME VITI I RI HIXHRI 1437!
HICRI YENI1437 YILINIZ MUBAREK OLSUN!
СРЕЌНА НОВА 1437 ХИЏРЕТСКА ГОДИНА!
HAPPY NEW 1437 HIJRI YEAR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *