Vizitë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi në BFI

Vizitë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi në BFI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Muftiu i Tetovës prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri dhe Shefi i Kabinetit Dr. Selver ef. Xhemaili, e priti në takim punë Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arber Ademin.

Gjatë takimit Ministri Ademi u njoftua me ndryshimet e ndodhura së fundmi në BFI dhe e uroi u.d. Reisul Ulemanë për detyrën e re, e cila njëherit është e një rëndësie të madhe si për Institucionin Fetar, ashtu edhe për besimtarët e vendit dhe diasporë.

Kryetari i BFI, H.Hfz. Shaqir ef. Fetai e falënderoi Ministrin Ademi për punën e palodhshme në asistencën me Fakultetin e Shkencave Islame si dhe i shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij maksimale në akreditimin e Medresesë Isa Beu drejt institucionalizimit shtetëror të kësaj shkolle.

Nga ana tjetër, Ministri Ademi ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e institucionit që drekjton për BFI – në, veçanërisht për institucionet arsimore të Bashkësisë Fetare Islame.

Vizita e ministrit për arsim dhe shkencë të RMV – së Arbër Ademi vjen në vazhdën e tekimeve që kreu i ri i BFI -së Shaqir Fetahu po realizon me drejtues të institucioneve të ndryshme pas emërimit të tij si kryetar i BFI të RMV – së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *