Vjedhësit e drunjëve nuk kan të ndalur

Vjedhësit e drunjëve nuk kan të ndalur

Në atarin e fshatit Llakavic, në vendin e quajtur “Stacioni i Kunovës”, mbëmë, gjysëm ore para mesnate, është hasur një mjet transportues “Zastava” me regjistrim të Gostivarit, i ngarkuar  përafërsisht me 3 metra kub drunj, për të cilat është konstatuar se kanë qenë të vjedhura pasi nuk kanë qenë të vulosura. Automjeti është marr dhe i është dorëzuar Policisë Pyjore. Policia ka nisur të punoj në drejtim të gjetjes së pronarit të automjetit dhe zbardhjes se detaleve të tjera që lidhen me këtë ngjarje. /TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *