Vjedhin bakrin me vlerë 17 mijë euro nga trafostacioni

Vjedhin bakrin me vlerë 17 mijë euro nga trafostacioni

25 vjeçari I.Q nga fshati Negotinë, ka paraqitur në polici se mes datës 29 dhe 30 të muajit që lamë pas, deri tani persona të panjohur në një objekt hotelerik, nga një shtyllë elektrike prej betoni, kanë nxjerrë trafostacioninin, e kanë lëshuar përtoke dhe me mjete adekuate e kanë demontuar dhe i kanë marrë të gjitha elemetet prej bakri dhe kanë ikur.

Dëmi material që i është shkaktuar pronarit të trafostacionit F.T 46 vjeç nga Negotina llogaritet rreth 17 mijë euro.

Nga organet e rendit në vendngjarje është kryer hetim dhe punohet për gjetjen dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhje të çuditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *