Vjedhin kompjuterin e çerdhes, arrestohen dy të rinj nga Dobërdolli

Vjedhin kompjuterin e çerdhes, arrestohen dy të rinj nga Dobërdolli

Dje pasdite (23-mars) rreth orës 16 e 10 minuta, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.D. dhe 24-vjeçarin A.Sh. nga Dobërdolli i Gostivarit, për shkak të dyshimeve se kanë qenë të involvuar në vjedhje të rëndë, e cila në periudhë prej datës 20 deri më 23 mars të këtij viti, është kryer në një çerdhe për fëmijë, në objektin e shkollës fillore “Sali Lisi” në këtë fshat.

Vjedhja ka qenë e denoncuar më datë (23-mars), ndërsa në çerdhe është vjedhur një kompjuter.

Meren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *