Vjedhje e rëndë në fshatin Dobërdoll

Vjedhje e rëndë në fshatin Dobërdoll

 

33 vjeçari M.Sh nga fshati Dobërdoll, mbrëmjen e kaluar rreth orës 22 e 30 minuta ka paraqitur në polici se në periudhë prej një muaji më parë, deri tani nga rrethana të panjohura, në shtëpinë e vëllaut të tij, i cili është me punë të përkohshme në perendim, është kryer një vjedhje e rëndë. Nga dhoma e gjumit janë marrë 20 copëza të ndryshme arri, vlera e të cilave, sipas asaj që ka parqitur M.Sh, llogaritet 3 mijë euro. Policia njofton se është duke punuar për zbadhjen e plotë të rastit dhe kush e ka kryer këtë vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *