Vjollca Izeiri nga Gostivari ndanë drejtësi në stadiumin ‘Johan Cruyff’

Vjollca Izeiri nga Gostivari ndanë drejtësi në stadiumin ‘Johan Cruyff’

Gjyqtaret nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe referja e katërt Irena Velevackovska sonte kanë udhëtuar për në Spanjë ku të enjten do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e Champions League në kategorinë e vajzave në futboll mes Barcelonës dhe PSV Eindhoven Vrouwen, që do të zhvillohet në stadiumin “Johan Cruyff” me fillim në orën 17:00.

Për katër gjyqtaret më të mira dhe në veçanti për FFM-n është një nder i veçantë pasi bëhet fjalë për katër vajza që kanë autoritet në ndarjen e drejtësisë në futboll.

Ivana Projkpovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe Irena Velevackovska vite me radhë janë skenën e futbollit të vendit tone qoftë si futbolliste qoftë si gjyqtare në futbollin vendor dhe at ndërkombëtarë.

Ndërkaq Vjollca Izeiri nga Gostivari tanimë lirishtë mund të thuhet se është një nga gjyqtaret më të mira në rrafshin mbarëkombëtar.

Ajo deri më tani ka mbi 50 ndeshje si gyjqtare ndërkombëtare, ndërsa të enjten ka nderin që të ndaj drejtësi edhe në impijanitin e madh që mbanë emrin e legjendës “Johan Cruyff”.
Medial.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *