VMRO DPMNE propozon 17 vende shtesë të deputetëve për fituesin e zgjedhjeve

VMRO DPMNE propozon 17 vende shtesë të deputetëve për fituesin e zgjedhjeve

VMRO DPMNE propozon miratimin e modelit zgjedhor me shumicë dhe 17 vende shtesë deputetësh për partinë që do t’i fitojë zgjedhjet, deklaroi në Studeniçan kryeministri Nikolla Gruevski, duke shtuar se vendet shtesë të deputetëve do të sjellin qeveri të qëndrueshme.

Gruevski tha se ky model praktikohet në shumë shtete dhe funksionin me sukses.

“Kryetarët e komunave zgjidhen me sistem të shumicës, gjithashtu edhe deputetët nga diaspora. Kështu që kemi përvojë me këtë, kemi përvojë edhe nga e kaluara dhe propozimi ynë është që të shkohet me sistem shumice sepse vjen në shprehje personi të cilin qytetarët e zgjedhin si deputet” deklaroi Gruevski.

Ai shtoi edhe propozimin e dytë, partia fituese të ketë plus 17 deputetë që do të formojë qeveri të qëndrueshme e cila do të punojë pa mundësi për shantazh nga partitë më të vogla.

“Do të kenë shumicë serioze, do të kenë stabilitet, shteti do të ketë stabilitet dhe qeveria do të mund të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve” tha Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *