Vogëlushja siriane ‘korrupton’ policin e kufirit me një biskotë

Vogëlushja siriane ‘korrupton’ policin e kufirit me një biskotë

Refugjatët sirianë prej muajsh enden rrugëve në përpjekje për të kaluar kufijtë e për të shkuar në vende ku i ofrohen mundësi më të mira.

Gjithë këtë rrugëtim ata nuk e kanë kaluar vetëm, përkundrazi kanë qenë nën vëzhgimin dhe ‘shoqërinë’ e policëve të kufirit e duke qenë kaq pranë me ta, nuk mund të mos i konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të ndryshimeve që po ndodhin në jetën e tyre.

Madje, ka edhe nga ata që përfshihen emocionalisht si kjo vogëlushe e vogël siriane.Vajza e vogël, e cila prej ditësh është bllokuar me familjen e saj mes kufirit serbo-hungarez, me shpresën për të shkuar në Austri apo Gjermani, është përpjekur të ‘korruptojë’ policin e kufirit duke i dhuruar një biskotë.

Ky i fundit ka ngritur duart lart në shenjë dorëzimi. Si mund t’i rezistojë atij gjesti aq të adhurueshëm?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *