Vonesat e subvencioneve, blegtorët e Gostivarit për të Hënën paralajmërojnë protesta

Vonesat e subvencioneve, blegtorët e Gostivarit për të Hënën paralajmërojnë protesta

Mos pagesa e subvencioneve për vitin e shkuar për blegtorët e Gostivarit, ka revoltuar të njëjtët. Ankohen se nuk i bëjnë dot të mbjellat e pranverës sepse nuk kanë fonde. Ata për ditën e hënë kanë paralajmëruar protesta ndërsa kërcënojnë me bllokime rrugësh nëse nuk u lëshohen subvencionet e parapara.

“Apelojmë deri tek Ministria e bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Rural, të na lëshohet pagesa e subvencioneve e nëse nuk bëhet kjo, ne do marrim masa të tjera, do bllokojmë autostradën Gostivar – Tetovë, me gjithë blegtorët e rajonit të Pollogut dhe do e nxjerrim bagëtinë në rrugë. Është vonesë e madhe për pranverën për të mbjellat dhe ne jemi të bllokuar”.

Blegtorët ankohen se ju mbeten pa shitur edhe qengjat. Çmimi që e ofrojnë mbledhësit e qengjave, nuk mbulon as shpenzimet bazë për rritjen e tyre.

“Apelojmë të Ministria e Bujqësisë që të merr masa për çmimin e qengjave. Të jetë çmim i kapshëm që t`i mbërrijmë shpenzimet”.

Ministria e Bujqësisë vonesat i arsyeton me pandeminë dhe premton se subvencionet do t’i lëshojë së shpejti.

Në Pollog janë të regjistruar 870 blegtorë që merren me dhen, ndërsa subvencione lëshohen për rreth 20.000 qengja. Blegtorët në vend, për kokë qengji marrin 1100 denarë nëse kanë deri në 500, ndërsa për ata që kanë më shumë se 500, ndihma është 1000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *