Vozitësi nga Gostivari godet për vdekje këmbësorin në Gjorce Petrov

Vozitësi nga Gostivari godet për vdekje këmbësorin në Gjorce Petrov

Edhe një tragjedi sot ka ndodhur në qytetin e Shkupit. Një vozitës i furgonit “FIAT DUCATO”  nga Gostivari ka goditur për vdekje një këmbësor në lagjen Gjorce Petrov në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur sot pas orës 6.00 të mëngjesit në afërsi të barnatores Zegin dhe Vardar Mebel në lagjen Gjorce Petrov, 3 km larg nga Saraji.

Vozitësi me siguri për shkak të shpejtësisë së  madhe nuk ka mundur të frenojë dhe e ka goditur biciklistin në vijat  e bardha për këmbësorë.

Lajmin për Zhurnal e konfirmon edhe MPB për qytetin e Shkupit edhe zëdhënësja, Liza Bendevska. Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kryer ekspertizën dhe punon në zbardhjen e rastit.

“ Në ora 6.20 minuta në rrugën Gjorce Petrov dhe Manifesti i Majit ka ndodhur një aksident trafiku, ku furgoni  i Tipit Fiat Dukato me targa të Gostivarit e drejtuar nga vozitës A.J(40) nga Gostivari ka goditur këmbësorin Blagoja N. nga Shkupi. Nga lëndimet Blagoja ka vdekur në vendin e aksidentit”, ka deklaruar për Zhurnal, Liza Bendevska.

Ndryshe në Qytetin e Shkupit për shkak të numrit të madh të aksidenteve, mbi 30 persona këmbësorë vdesin në vit dhe më së shumti vozitësit e bicikletave.

Për shkak të reagimeve të disa organizatave, Parlementi i Maqedonisë miratoi ligjin që shpejtësia maksimale të jetë 50 km/h në vendbanime me qëllim që të parandalohen vdekjet e këmbësorëve të pafajshëm.© ZHURNAL.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *